Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Man. United huazon talentin holandez te gjermanët e Werder Bremenit

Sulmuesi anësor holandez Tahith Chong vendosi para pak muajsh të rinovojë kontratën e tij me Manchester United, duke zgjatur bashkëpunimin deri në verën e 2022-shit, por pavarësisht kësaj, nuk do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Kjo pasi drejtuesit e “djajve të kuq” kanë vendosur ta huazojnë për një sezon të skuadra gjermane e Werder Bremenit, ku do të ketë mundësi të luajë më shumë dhe të fitojë eksperiencë, pasi Solskjaer nuk ka vend në formacion për të.

Chong iu bashkua Mancehster United në verën e 2016-ës dhe pas dy sezonesh në ekipin e të rinjve, debutoi në skuadrën e parë, por ka gjetur shumë pak hapësira dhe tani në moshën 21-vjeçare është gati të bëjë hapin e madh në karrierë me skuadrën që militon në Bundesligën gjermane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...