Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Man. United këmbëngul për Sanchon, Dortmundi reziston  

Jadon Sancho, futbollisti anglez, i cili luan si sulmues anësor i Borussias sw Dortmundit dhe i kombëtares së Anglisë prej kohësh po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Ndërkohë interesimit të “Djajve të Kuq”, klubi gjerman e ka bërë të qartë se, nëse oferta e bërë nuk është në nivelet që kërkojnë drejtuesit, atëherë Sancho do të vazhdojë aventurën e tij tek verdhezinjtë.

Dortmundi po kërkon një shumë prej 93 milionë eurosh, plus 23 milionë të tjera në formë bonusesh, në bazë të rezultateve që do të arrijë klubi anglez.

Përkundër kërkesave të larta të klubit gjerman, mediat britanike raportojnë se United nuk është i gatshëm të paguajë shumën që kërkojnë drejtuesit e Dortmundit. Nisur nga kjo, me sa duket, palëve do t’u duhet ende të diskutojnë në mënyrë që të arrijnë akordin.

Performanca e 21-vjeçarit ka bërë që prej kohësh United të shfaqë hapur interes për të, por pretendimet financiare, bëjnë që “Djajtë e Kuq” të mos e kenë edhe aq të thjeshtë transferimin e tij në “Old Traford”.

Gjithsesi, edhe nëse nuk arrihet te Sancho, United ka të tjera alternativa që po i shqyrton. Siç është rasti i Raphinhas, aktualisht pjesë e Leeds United, i cili vlerësohet nga “Transfermarkt” 27 milionë euro. Nëse gjigantët e Manchesterit do të jenë në gjendje ta sigurojnë atë me një shpenzim financiar më të lirë së Sancho, do t’i ngelen mjaftueshëm fonde për të përforcuar ekipin edhe në reparte të tjera ku do të jetë e nevojshme të ndërhyhet.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...