Manchester United duhet të mendojë për një sulmues, duke parë pikëpyetjet e mëdha në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Në Francë raportojnë se është zgjuar sërish interesi për sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele.
Autori i 21 golave në Ligue 1 ka edhe një vit kontratë dhe me klubin e tij jashtë kompeticioneve europiane, do e dëshironte një transferim në një klub tjetër.
Dembele më parë ka luajtur në Premier League me Fulham dhe sigurisht një klub si Manchester United nuk mund të refuzohet. Për Dembele në Premier League interesohet edhe Southampton, që po kërkon pasuesin e Armando Brojës.
