Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Man. United, ofertë marramendëse për yllin e Juventusit

Manchester United është duke u rikthyer fuqimisht mes ekipeve më të mira të Europës, nën drejtimin e Jose Mourinhos. Klubi ka shpenzuar shifra tepër të larta për të afruar futbollistë të rinj dhe të fortë, siç ishte rasti i Pogba, Lukaku, etj.

Objektivi i radhës për ‘Djajtë e kuq’, duket se është sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, për të cilin drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm të ofrojnë plot 155 milionë paund. Dybala është duke kaluar një formë të shkëlqyer te Juventusi, ku është shndërruar në një makineri golash, me plot 12 të tillë në tetë ndeshjet e para sezonale.

Sponsori kryesor I kalimit të 23 vjeçarit te United, duket se është Paul Pogba, I cili I ka bërë thirrje drejtuesve të klubit anglez që ‘të nxjerrin bllokun e çeqeve’, për të paguar kartonin e argjentinasit. “Nuk jam aspak i surprizuar me formën e Dybala. Unë e thërras gjithmonë ‘Katror R2’, si kombinimi i përdorur në Play Station për të bërë një rrotullim dhe goditur portën, sepse Paulo shënon gjithmonë me atë lëvizje”, u shpreh Pogba para pak ditësh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...