Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Man. United perfekt, mposht Leicester

Jose Mourinho më në fund mund të ndihet krenar për Unitedin e tij. “Djajtë e kuq” arritën fitoren e 3-të në 3 javët e para të kampionatit duke mundur 2-0 Leicester në “Old Trafford” por mbi të gjithë duke mos pësuar për të 3-tën javë radhazi, një tregues i një skuadre të fortë në cdo repart. Në teatrin e ëndrrave, Leicester i Shekspear “flirtoi” me pikën për 70 minuta duke rezistuar pa pësuar, madje nga pika e bardhë u magjeps dhe Lukaku që gaboi përballë Schmeichelit.

Gjithsesi një ekip i madh di të dalë nga situata dhe në momente të vështira dhe United në të 70-tën zgjidhjen e gjeti te Rashford që largoi tensionin e mungesës së golit duke e shkarkuar atë në fundin e rrjetës për epërsinë e vendasve.

Zhbllokimi i rezultatit u shoqërua më pas dhe nga sigurimi i tij me Fellainin që realizoi dhe të dytin, pas një goditje këndi.

Dhe për të kuptuar pse United nuk ka pësuar ende në kampionat, mjafton të shohësh dhe këtë pritje të De Geas në të 93-tën. Një pritje që nuk ka shumë nevoje për koment, pak a shumë si fitoret e United.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...