Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man. United shfrytëzon opsionin e rinovimit të kontratës me De Gean

David De Gea është përfolur gjithmonë se do të largohej nga Manchester United, madje përpara 2 vitesh, transferimi i tij tek Reali i Madridit dukej fakt i kryer, por një problem burokratik ndaloi gjithçka, e në këtë mënyrë ai qëndroi në “Old Trafford”.

Kontrata e portierit spanjoll skadon në vitin 2019, por “Djajtë e Kuq” kanë një opsion rinovimi për 1 vit, të cilin kanë ndërmend ta shfrytëzojnë për të mos lejuar largimin e 27-vjeçarit. Tek mediat angleze flitet se ka pasur bisedime mes palëve, ku paga e ofruar nga United përflitet të jetë 375 mijë paund në javë.

Gjithsesi De Gea nuk ka nënshkruar ende të zezën mbi të bardhë, dhe klube si PSG, Barcelona e përsëri Real Madrid po mbajnë nën vëzhgim situatën e tij. Me kohën kundër tyre, ekipit nga Manchesteri po i soset durimi dhe i kanë vendosur afat portierit të tyre, për të marrë një vendim përfundimtar.

Nëse nuk do të ketë një marrëveshje deri në janar, ata do të shfrytëzojnë opsionin për rinovimin e kontratës me 1 vit. Kohët e fundit, problemet nuk kanë pasur të sosur tek skuadra e Mourinhos, me shumë lojtarë si Pogba, Martial apo Bailly që kanë kërcënuar me largim, në rast se trajneri portugez do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...