Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Man. United transfertë e “zjarrtë” për Champions, Athletic Bilbao pret Sevillan

Pas përballjes me njëra-tjetrën tri ditë më parë, Tottenham dhe Everton do të zbresin sërish në fushë në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, për t’u përballur përkatësisht me Bournemouth në transfertë dhe Southampton në shtëpi.

Pas fitores minimale 1-0 ndaj Everton, Spurs-at e Jose Mourinhos do të provojnë të marrin një tjetër sukses përballë Bournemouthit modest, që nuk fiton prej shumë javësh, me shpresën për të siguruar sa më shpejt një vend në zonën europiane të renditjes.

Zona Champions duket një mision i pamundur për londinezët, që edhe nëse marrin maksimumin sot, mbeten sërish 8 pikë larg Leicesterit të vendit të katërt, ndaj kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, një vend në Europa League duket si objektivi maksimal i Tottenham.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Everton u përmirësua ndjeshëm dhe filloi të ngjitë shkallët e renditjes, duke u shndërruar në pretendente serioze për një vend në Europa League, por humbja tri ditë më parë me Tottenhamin ua komplikoi disi pozitat.

Megjithatë mbrëmjen e sotme përballë Southamptonit pritet një sfidë e balancuar, duke qenë se dy skuadrat kanë vetëm një pikë diferencë në renditje dhe për më tepër, nuk kanë asnjë objektiv për fazën e mbetur të kampionatit.

Manchester United është skuadra më në formë që prej rinisjes së kampionatit në muajin qershor dhe me disa rezultate pozitive radhazi është rikthyer plotësisht në garë për të siguruar një vend në zonën Champions.

“Djajtë e kuq” do të luajnë në transfertën ndaj Aston Villës me synimin e vetëm për të marrë tre pikët dhe për të shkuar vetëm një pikë larg Leicesterit të vendit të katërt, që dje u ndal sërish në barazim 1-1 ndaj Arsenalit.

Gara pritet të jetë e komplikuar për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, pasi Aston Villa luan shansin e fundit për të besuar te mbijetesa, megjithatë tekniku norvegjez mund të mbështetet te forma e mirë e lojtarëve të tij për të synuar suksesin e radhës.

Nuk do të mungojë as kampionati spanjoll me përballjen e pasdites mes Mallorcës dhe Levantes, por edhe atë të mbrëmjes mes Athletic Bilbaos dhe Sevillas, një sfidë mjaft interesante mes dy skuadrave që luajnë për zonën europiane të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...