Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Man. United “zhduk” Greenwood, ja çfarë do ndodhë me fanellat

Manchester United ka konfirmuar se tifozët do të mund të shkëmbejnë fanellat e tyre me Mason Greenwood në anën e pasme pa pagesë.

Greenwood u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm të dielën, përpara se të shtoheshin akuzat të martën edhe për sulm seksual dhe kërcënim për vrasje. Megjithatë, 20-vjeçari është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme nga policia.

Gjendur në një situatë të tillë United ka lajmëruar tifozët se mund të shkëmbejnë fanellën e tyre me një të re me një emër dhe lojtar tjetër në shpinë.

Lojtari anglez nuk do të stërvitet apo luajë për United deri në një njoftim tjetër.

Në një deklaratë të klubit thuhet: “Manchester United përsërit dënimin e fortë të dhunës së çdo lloji. Siç është komunikuar më parë, Mason Greenwood nuk do të stërvitet me klubin, apo të luajë për të, deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Gjigandi i veshjeve sportive Nike ka pezulluar marrëdhënien e tyre me Greenwood ndërsa partneri i klubit, Cadbury, nuk do të shfaqë Greenëood në asnjë marketing apo produkt të ardhshëm.

Sulmuesi është hequr plotësisht nga dyqani online i United dhe një kërkim për emrin e tij nuk sjell asnjë produkt.

EA Sports njoftoi se Greenwood ishte hequr nga modalitetet offline të FIFA 22 në një përditësim të ri të lojës të martën.

“Mason Greenwood është hequr nga skuadrat aktive në FIFA 22 dhe gjithashtu është pezulluar nga paraqitja në paketat e FIFA Ultimate Team (FUT) dhe Ultimate Draft,”-tha një zëdhënës i EA Sports.

GreenWood ka qenë me United që në moshën 6-vjeçare dhe bëri debutimin e tij në 2019-ën, me ndeshjen e parë të Anglisë vitin e ardhshëm.

Ai ka shënuar gjashtë herë këtë sezon dhe ka qenë titullar në ndeshjen e tyre të fundit në Premier League, ku morën një fitore 1-0 ndaj West Ham United më 22 janar.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...