Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rey Manaj drejt kalimit te Granada

Rey Manaj është shumë pranë transferimit te Granada në Segunda Division. Sipas mediave italiane drejtuesit e klubit andaluzian kanë arritur marrëveshjen me Interin që zotëron e kartonin e lojtarit, për të huazuar për 1 sezon sulmuesin shqiptar. Madje sipas asaj që raporton Corriere Dello Sport në marrëveshjen mes Interit dhe Granadës do të përfshihet edhe e drejta e blerjes së 20-vjecarit nga ana e klubit spanjoll në përfundim të sezonit, edhe pse gjithcka do të varet nga paraqitjet që do të bëjë Manaj me Granadën.

Me akordin që është arritur ok përfundimtar nga ana e klubit zikaltër mund të vijë të Hënën me sulmuesin e kombëtares kuqezi që do të transferohet zyrtarisht në stadiumin Los Carmenes. Pasi luajti në dy skuadra të ndryshme në formë huazimi sezonin e kaluar pikërisht te Pescara në Serinë A dhe Pisa në Serinë B, Manaj është gati të nisë një aventurë të re jashtë Italisë. Fillimisht u përfol për një kalim të mundshëm te Real Oviedo po në Segunda Division të Spanjës ndërkohë që për 20-vjecarin nuk ka munguar interesi as nga Italia me Beneventon e Carpin, që kanë bërë lëvizje konkrete. Megjithatë mesa duket e ardhmja e Rey Manajt do të jetë në Spanjë te Granada.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...