Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Manaj: E kërkoja golin, t’i rinovohet kontrata Rejas

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq në mikrofonin e Supersport edhe Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë. Manaj në intervistën e tij vlerësoi trajnerin Edy Reja dhe shtoi se dëshiron shumë që trajneri të rinovojë kontratën.

Nuk shënoje që prej ndeshjes së parë ndaj Kosovës. Si u ndjetë?

Ishte gol i kërkuar. Kisha disa ndeshje që doja të shënoja. Sot, shënova, por me rëndësi është që të fitonim. Trajneri e kishte përgatitur mirë. Bëmë një nga ndeshjet më të mirë, edhe pse ishte e vështirë të vinim këtu të luanim pas humbjes me Turqinë.

Di të shënosh vetëm gola të vështirë, dhe jo të thjeshtë?

Si të bësh një supergol, si një gol koti, është njësoj. Do doja që të shënoja me Turqinë, sepse mund të provonim për Europian, por kështu është futbolli. Një herë të ngre lart, një herë të ul.

Reja po ju jep besim…

Trajnerin e njohim, ka qenë në ekipe të mëdha, por për njeriun që është, na ka lënë shumë gjëra të lira. Kur jemi në fushë ose stërvitje, kërkon që të japi 100%. Kam një raport të mirë me të. Folëm pak pas ndeshjes. E falënderoj që po më jep mundësi, dhe shpresoj që të rinovojë me Kombëtaren.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...