Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manaj kërkohet në Itali, por Barcelona nuk e jep në huazim!

Falë paraqitjeve të mira që ka bërë me Barcelonën B gjatë muajve të fundit, por edhe me kombëtaren shqiptare, Rey Manaj ka ngjallur interesin e klubeve italiane të cilat kërkojnë ta rikthejnë në Itali bomberin kuqezi, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist dhe ku u bë i njohur me fanellën e Interit.

Sipas mediave italiane, Crotone në Serinë A dhe Pescara në Serinë B me të cilët sulmuesi ka luajtur edhe në të kaluarën, janë dy klubet të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin kuqezi. Ky i fundit po luan përsëri rregullisht me ekipin e dytë të Barcelonës, por duke qenë në kategorinë e tretë spanjolle, e ka të vështitrë që të tregojë siç duhet vlerat e tij, ndaj është i hapur ndaj një rikthimi të mundshëm në futbollin italian.

Por në këtë mes, ajo që bëhet pengesë është Barcelona. Katalanasit, nga njëra nuk duan të largojnë futbollistin shqiptar pasi plani i tyre për ta çuar ekipin e dytë në La Liga 2 nuk ishte i suksesshëm. Nga ana tjetër, nuk duan ta lënë të ikë në huazim, por të rikuperojnë një pjesë të parave që shpenzuan për të duke e blerë nga Albacete. Për këtë arsye, të dy klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke u bërë të qartë se Manaj mund të largohet vetëm si i transferuar përfundimisht, duke paguar kartonin e tij për një vlerë që në klub e përllogarisin rreth 2 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta blerë.  Rey Manaj që nga momenti që pjesë e kombëtares shqiptare u bë trajneri Edy Reja ka qenë një titullar fiks edhe te kuqezinjtë duke shënuar disa gola me peshë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...