Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Manaj: Mbrojtësi turk më prishi koordinimin, të mendojmë për ndeshjen e radhës

Rey Manaj kishte në këmbët e tij disa herë mundësinë për të shënuar golin që do të na jepte fitoren ndaj Turqisë, por gaboi në mënyrë të pabesueshme dhe në fund kuqezinjtë u ndëshkuan duke dalë pa pikë nga transferta e Stambollit.

Pas ndeshjes sulmuesi lushnjar foli për mikrofonin e Supersport, ku nuk e fshehu keqardhjen për rastet e humbura, por bëri thirrje që skuadra të shohë përpara dhe të mendojë për ndeshjen e radhës.

Çfarë menduat kur atë top pranë portës, nuk e shtytë dot në rrjetë?
Ishte aq top i lehtë sa mendoja se do shënoja, por mbrojtësi i tyre e preku pak dhe ma prishi koordinimin. Jemi të gjithë të mërzitur, por futbolli i ka edhe këto gjëra, ndaj duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Ju vjen keq që rastet që humbe, sollën edhe këtë rezultat?
Unë besoj se sukseset dhe gabimet duhet t’i ndajmë si ekip dhe jo të ngarkojmë përgjegjësi personale. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës.

A e kishit përgatitur ndeshjen për fitore?
E kishim përgatitur mirë dhe dhamë maksimumin, por për fat të keq nuk ia dolëm dhe tani duhet të shohim përpara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...