Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Manaj prezantohet te Granada: I lumtur për transferimin

Rey Manaj prezantohet zyrtarisht te skuadra e Granadas duke nisur një aventurë të re në Segunda Division. Sulmuesi shqiptar prezantohet zyrtarisht nga klubi andaluzian ku flet për aventurën e re me fanellën bardhekuq. “Shokët e mi te Interi, Medel dhe MUrillo më kanë thënë fjalë të mira për klubin e GRanadas dhe jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë”, thekson sulmuesi i lindur në Lushnje. Në vijim, Manaj shton se kjo është një mundësi mjaft e mirë në karrierën dhe do të punojë për t’u rritur bashkë me klubin. 20-vjeçari vijon më tej duke theksuar se objektivat e skuadrës janë parësore dhe do të punojë bashkë me grupin për t’i arritur. “Konkurrenca është e mirë për çdo ekip dhe unë premtoj që do të jap maksimumin”, e byll fjalën e tij në konferencën e parë të shtypit si lojtar i Granadas. Në vijim, fjalën e ori drejtori sportiv Manolo Salvador, i cili vuri në dukje cilësitë teknike të lojtarit duke theksuar se ishte ky shkaku që Granada vendosi t’i besojë lojtarit shqiptar. “Manaj është një bast për të ardhmen dhe besoj se do ta freskojë shumë grupin aktual të ekipit tonë”, nënvizoi ai.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Futboll

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe...