Jo vetëm rolin e titullarit, tashmë Rey Manaj është kthyer edhe në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Spezias.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm në ndeshjen me Salernitanën që është duke u zhvilluar në kuadër të raundit të 24 të Seria A.
Ishte ekipi i Frederik Veselit, i cili në këtë përballje nuk luan për shkak të kartonëve, ai që mori avantazhin në minutën e 3’ me anë të golit të Verdi.
Megjithatë në minutën e 11’ lojtari nga Lushnja mundi që të barazonte shifrat, duke goditur nga pika e bardhë e penalltisë. Barazim, i cili po ashtu zgjati shumë pak, pasi Salernitana në minutën e 16’ mori sërish avantazhin falë dopietës së Verdi.
Ndër të tjera duhet theksuar se që pas trasferimit nga ekipi i Barcelonës, Manaj e ka gjetur veten mirë dhe është kthyer në një prej emrave kryesor të ekipit italian, ndërsa ky është goli i dytë në me Spezian në Seria A, pasi më parë ka realizuar edhe ndaj Sassuolos më 5 dhjetor.
