Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Manaj rrëfen eksperiencën te Interi, por… : Sot dua t’u shënoj gol

Interi udhëton drejt Spezias për të marrë tre pikët që do ta ngjisnin qoftë edhe përkohësisht në krye të renditjes në Serinë A, teksa përballja e pasdites së sotme është mjaft e veçantë edhe për sulmuesin kuqezi Rey Manaj.

I lancuar në futbollin profesionist pikërisht nga zikaltrit në sezonin 2015-2016, por nuk bindi dhe në 2018-ën u shit te spanjollët e Albacetes, ndërsa aktualisht vesh fanellën e Spezias, si i huazuar nga Barcelona.

Në prag të ndeshjes, Manaj është shprehur se është maksimalisht i përqendruar të ndihmojë skuadrën ligure në arritjen e objektivit, teksa ka rrëfyer edhe raportet me disa prej futbollistëve zikaltër.

“Me Mancinin në stol kam luajtur 7-8 ndeshje dhe ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, pasi debutova në Serinë A, ndaj eksperienca te Interi më ka lënë kujtime shumë të bukura. Më shumë kam qenë i lidhur me Perisic e Brozovic, por kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Gjithsesi ajo eksperiencë i takon të shkuarës, pasi tani jam i përqendruar të bëj më të mirën për Spezian. Duam të sigurojmë mbijetesën sa më shpejt dhe do të më pëlqente të shënoja golin vendimtar, qoftë edhe kundër Interit”, u shpreh Manaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...