Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City, 38 sekonda për të mposhtur Warfordin, fiton edhe Tottenhami

Manchester City i rikthehet fitores në Premier League pas barazimit 0-0 në fushën e Crystal Palace, që prishi serinë e sukseseve radhazi të “Citizens”. Në takimin e parë të 2018-ës formacioni i Pep Guaridolës mposhti 3-1 Watfordin në “Etihad Stadium” dhe e mban në 15 pikë diferencën me Manchester United.

Kur kishin kaluar vetëm 38 sekonda lojë zhbllokoi për vendasit Sterling, i shërbyer nga Mane, ndërsa në të 13-ën Kabasele devijoi në portën e tij për golin e 2-0. Sergio Aguero e pati të thjeshtë të realizonte në të 63-tën, duke hipotekuar suksesin e City-t, ndërsa në minutën e 82-tënGray shënoi për Watfordin golin që do të vlente vetëm për statistikë.

Në takimet e tjera Swansea u mposht 0-2 nga Tottenhami me gola të Lllorenetes dhe Dele Allit, West Ham kaloi 2-1 West Brom, ndërsa Southampton u mposht nga Crystal Palace 1-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...