Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City, 750 milionë euro nga marrëveshja me Puma-n

Sikur të mos mjaftonin miliardat e sheikut Mansur bin Zayd Al Nahyan, në arkat e Manchester United do të derdhen lumenj të tjerë me para. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me sponsorin e ri teknik, Puma, për 10 vitet e ardhshme, për një total prej 750 milionë eurosh, pra 75 milionë në sezon.

Sponsori paraardhës, Nike, u jepte Citizens vetëm 24 milionë euro në vit, çka do të thotë se më marrëveshjen e re kemi trefishim të shumës totale që përfiton klubi anglez.

Mes futbollistëve të City-t Puma ka kontrata individuale me emra të tillë si Kompany, Aguero dhe Silva, por kompania e njohur gjermane e veshjeve sportive synon të arrijë marrëveshje edhe me Sané dhe De Bruyne.

Kontrata më fitimprurëse se Manchester City me sponsorët teknike kanë vetëm Barcelona (116 milionë euro në sezon me Nike 2018-2028) dhe Manchester United (88 milionë euro në sezon me Adidas 2015-2025).

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...