Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!

Pep Guardiola kërkonte më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur gjysmëfinalen e kthimit të Champions League ndaj Real Madrid.

Manchester City, që në Bernabeu “rrëmbeu” një barazim 1-1, të mërkurën e ardhshme pret “Los Blancos” në Etihad.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Anglisë zbresin në fushë të dielën përballë Evertonit në “Goodison Park”.

Ndeshje që të shtunën nuk mund të luhej, sepse në qytetin e Liverpoolit organizohet sonte në mbrëmje finalja e Eurovizionit.

Lexo edhe: 

Një përballje e komplikuar, pasi vendasit kërkojnë pikë për mbijetesën. Everton-Manchester City do të zhvillohet të dielën (15:00) dhe do të transmetohet në SuperSport 2.

Nuk arrij ta kuptoj një gjë të tillë, por nuk dua të ankohem. Nuk dua të krijoj debat. Thjesht duhet të përshtatemi me këtë kalendar. Do të kishim preferuar më shumë kohë për t’u përgatitur për Realin.

Në Liverpool po organizohet Eurovizioni dhe nuk ka mjaftueshëm oficerë policie për të siguruar mbarëvajtjen e dy evenimenteve në të njëjtën kohë.

Në Angli nuk është si në Francë apo Gjermani, ku mund të luash edhe të premten. Premier League vjen e para dhe programi është program. Nuk mund ta prekësh”, u shpreh trajneri spanjoll.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....