Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City-Chelsea, ora 18:30, “Sky blues” gati hapin shampanjën e titullit

Moszhvillimi i ndeshjes Manchester United-Liverpool vetëm e ka shtyrë festën e titullit të Manchester City-t. Me një sukses kundër Chelsea-s, sot, në orën 18:30, Pep Guardiola do të kurorëzohej kampion i Anglisë për herë të tretë, duke arritur José Mourinhon dhe Arsene Venger.

Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë kundër një Chelsea me të cilin Citizens do të përballen edhe më 29 maj në finale e Championsit, që do të zhvillohet në Stamboll.

Të dyja skuadrat u përballën edhe më 17 prill, në Wembley, në gjysmëfinalen e FA Cup, e fituar nga blutë e Londrës me gol të Ziyech.

Një rezultat i mirë do të lejonte Chelsea-n të blindonte vendin e katër në Premier, një pozicion që duhet të ruhet me çdo kusht si plan B, nëse nuk arrihet suksesi në finale e Championsit.

Guardiola mund t’i japë Agüero pasarelën në majë të sulmit, me Mahrez dhe Sterling që mbështesin krahët. Në mesfushë do të rreshtohen Rodri, Gündoğan dhe De Bruyne. Katër mbrojtësit e mundshëm janë Joao Cancelo dhe Mendy nga krahët e Ruben Dias dhe Laporte në qendër. Ederson, titullar mes shtyllave.

Tuchel e ka me dyshim aktivizimin e Werner: Trajneri gjermani mund t’i bëjë vend bashkatdhetarit të tij, Havertz, i mbështetur nga Mount dhe Pulisic. Jorginho dhe Kanté të paprekshëm në mes të fushës, James dhe Alonso nga krahët, kurse Zouma, Thiago Silva dhe Rüdiger do të formojnë treshen e mbrojtjes para portierit Mendy.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Joao Cancelo, Ruben Dias, Laporte, Mendy; Rodri, Gündoğan, De Bruyne; Mahrez, Agüero, Sterling.

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Zouma, Thiago Silva, Rüdiger; James, Jorginho, Kanté, Alonso; Mali, Pulisic; Havertz.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...