Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City dominues në Premier, Championsi zbehu magjinë e Pep

 

Manchester City u shpall matematikisht kampion i Premier League-s kur në kalendar kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur, por suksesi i “Citizens” nuk është vetëm tek arritja e titullit, por edhe te fakti se janë skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë si dhe ruajtën kryesimin përgjatë gjithë këtij ediconi, si një Schumacher me Ferrarin në pistat e Formula 1. Të dhënat flasin qartë: City i Pep Guardiolës ishte protagonisti absolut në Premier League.

Për t’i qëndruar metaforës së pistave të shpejtësisë, këtë sezon City u duk se u shkëput kaq shumë nga rivalët saqë kamerat ndoqën vetëm rrugëtimin e ndjekësve. Vetëm tri herë në historinë e luftës për titullin e kampionatit anglez trofeu është prenotuar zyrtarisht që 5 ndeshje nga përfundimi i sezonit. City i këtij viti ua zbehu fuqinë ish-kampionëve të Chelseat, duke ofruar për të gjithë tifozët një futboll spektakolar, të freskët, me ide të reja e njëherazi brilant.

Pep e arriti këtë duke marrë më të mirën nga organika që kishte në dispozicion, e përforcuar nga mbrojtës si  Walker, Danilo, Mendy apo Laporte, kartonët e të cilëve kushtuan miliona euro. Reparti ofensiv i tyre ishte i mbushur me talente. Këtë edicion Guardiola vinte pas sezonit të parë në karrierën e tij si trajner pa asnjë trofe, duke paguar kështu çmimin e përshtatjes me futbollin e vështirë anglez. Iu desh pak kohë deri sa të tregonte stofin e vërtetë prej kampioni, duke u bërë njësh më 11-shen që kishte në dispozicion, për të shpalosur së bashku grintën e fituesve. Kampionati u vendos që për Kritshtlindje, siç nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh.

Gjithsesi, humbja që lidhet me Liverpooolin në mes të kampionatit shërbeu si antipastë edhe për skualifikimin në Champions, ku “The Reds” dominuan në “Anfield” 4-3 në Premier dhe në Champions 3-0. Ky rezultat prishi disi magjinë e suksesit të padiskutueshëm të epokës “Guardiola” në “Etihad”, vlerat e të cilit shtohen edhe nga triumfi në Kupë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...