Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manchester City i bashkohet Chelseat në garën për mbrojtësin holandez

Te Manchester City duken të bindur se do të fitojnë pafajësinë në gjyqin me UEFA-n dhe njëkohësisht të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionet europiane, ndaj janë duke planifikuar merkaton për sezonin e ardhshëm.

Kështu reparti i mbrojtjes është ai ku Pep Guardiola e ka bërë të qartë se kërkon përforcime, pasi edhe këtë sezon, në shumicën e ndeshjeve është detyruar të spostojë mesfushorin brazilian Fernandinho.

Emri i fundit që ka dalë në skenë për të përforcuar repartin e prapavijës, është ai i holandezit Nathan Ake, i cili ka shkëlqyer sezonet e fundit me skuadrën e Bournemouth dhe ka tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës.

Futbollisti 25-vjeçar është rritur te Chelsea dhe ka qenë pjesë e londinezëve deri në verën e 2017-ës, ndaj përveç Manchester Cityt, edhe Franck Lampard dëshiron at rikthejë në ‘Stamford Bridge”.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 35 milionë euro, shifër kjo që mund të ulet nëse Bournemouth bie në Championship, pasi holandezi do të kërkonte me ngulm largimin për të mos u larguar nga futbolli elitar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...