Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City nuk njeh blof, kalon lehtësisht edhe Huddersfieldin

Manchester City i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Liverpoolit, që një ditë më parë fitoi 4-3 me Crystal Palace në “Anfield”. Citizens rivendosën diferencën prej 4 pikësh me kryesuesit me një sukses 0-3 në fushën e Huddersfieldit.

Skuadra e Guardiolës i dha drejtimin e duhur sfidës që në minutën e 18-të me golin e parë të shënuar nga braziliani Danilo, me një goditje fantastike nga distanca.

Në pjesën e dytë City realizoi edhe dy gola të tjerë me Raheem Sterlind dhe Leroy Sane, që vulosën rezultatin përfundimtar 0-3.

56 pikë kanë grumbulluar kampionët në fuqi të Premier Leagues, duke ushtruar presion ndaj Leverpoolit (60), rival të cilin e mposhtën në takimin direkt të 3 janarit, i pari për vitin 2019 për të dyja skuadrat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...