Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City pret Watfordin, synohet ruajtja e kreut

Fitoret radhazi më në fund dhanë efekt, e për rrjedhojë Manchester City u rikthye pa humbur kohë për të marrë kryesimin e kampionatit anglez. Situata ka ndryshuar krejtësisht, duke patur parasysh që në ndeshjen e parë të vitit Liverpuli mund të ishte shkëputur deri në +10, por asokohe Goal-line technology konfirmoi se topi e kishte prekur vijën thjesht sa një “kokërr paracetamoli”, pra çështje milimetrash.

Nëntë javë më vonë, kampionët në fuqi komandojnë Premier League-n me një pikë më tepër se sa të kuqtë dhe këtë herë vlen të theksohet fakti se dy skuadrat kanë numër të njëjtë ndeshjesh. Pa takime në Kupën e Ligës apo edhe FA Cup, për shkak të eliminimit të shpejtë në të dy kompeticionet, futbollistët e Jurgen Klopp u impenjuan vetëm ndaj Bayernit të Mynihut në harkun e plot 16 ditëve, sidoqoftë ekipi nga “Merseyside” dështoi qoftë edhe për të shënuar në 3 nga 4 ndeshjet e fundit, megjithëse për hir të së vërtetës bëhet fjalë për një kalendar të vështirë ndaj skuadrave si Bayern, United apo dhe Everton.

Me barazimin e fundit në derbi, Liverpuli numëron plot 4 barazime në 6 sfidat e fundit të kampionatit anglez, ndërsa “citizens” në krahun tjetër kanë fituar plot 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Premiership, ku përjashtim bën vetëm disfata në “St. James’ Park” me Newcastle United. Pa duel të drejtpërdrejtë ndërmjet tyre është e kuptueshme që sfida ndërmjet City-t dhe Liverpool-it do të vazhdojë në distancë në 9 javët e mbetura.

Radhën për të zbritur më herët në fushë e kanë “sky blues”, që në orën 18:30 do të presin në “Etihad Stadium” Watford-in. Në mesjavë skuadra e Guardiolës do të duhet të mbrojë fitoren 3-2 të siguruar në “Gelsenkirchen” ndaj Schalkes, ndërsa këtë herë trajneri katalanas nuk do të ketë në dispozicion as lojtarë të rëndësishëm si De Bruyne, Fernandinho dhe Laporte, gjithsesi Manchester City i ka fituar rresht shtatë përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave, duke realizuar mesatarisht nga tre gola për ndeshje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...