Premier League

Manchester City, rival i Juventusit për Emre Can

Shtohen pretendentët për Emre Can të Liverpoolit dhe konkurrenca për Juventusin, që ka nisur menjëherë bisedimet për futbollistin e “The Reds”. Sipas mediave angleze, për mesfushorin është futur në garë edhe Manchester City, me Guardiolën që e ka vënë gjermanin në krye të listës së tij, për të përforcuar ekipin. Trajneri i Liverpoolit, Klopp, nuk dëshiron ta shesë lojtarin në Premier League dhe kjo është pozitive për “Zonjën e Vjetër”, që do të bëjë maksimumin për t’ia rrëmbyer Guardiolës 23-vjeçarin që në merkaton e Janarit, pasi kontrata e futbollistit me klubin nga “Anfield” skadon në fund të qershorit 2018.

To Top