Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City rrezikon përjashtimin nga Europa, klubi mohon akuzat

Kampionët e Premier Leagues rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Champions League. Motivet lidhen ngushtë me parregullsitë financiare të klubit, të kryera në vitin 2014, kur Manchester City presupozohet të ketë anashkaluar normat e Fair Play-t Financair, duke rritur të ardhurat nga kontratat e sponsorizimeve.

Brenda kësaj jave mendohet se hetuesit e UEFA-s mund të depozitojnë në organet gjykuese kërkesën për përjashtim të “the citizens” nga të gjitha Kupat. Në rast se përjashtimi do të konkretizohej, atëherë falë edhe një triumfi të mundshëm në Europa League, vendin e tyre në Ligën e Kampionve do ta zinte Arsenali, ku shanse në këtë drejtim do të kishin edhe “djajtë e kuq”.

Akuza që rëndon mbi klubin e Manchesterit dhe që vijnë pas një hetimi dy mujor, bën fjalë për një sistem të mirëfilltë nëpërmjet bashkëpunimit me shoqëri të ndryshme financiare, llogaritë e të cilave përfundojnë në parajsa fiskale si ato të ishujve Cayman.

Thuajse 68 milionë stërlina janë depozituar në arkat e klubit anglez nga vetë pronarët e tij, por janë deklaruar si të ardhura nga sponsorët. Për të kamufluar mashtrimin, iu shtua këtij bilanci edhe shifra bujare e dhuruar nga Etihad Airlines, por që më pas siç zbuloi Football Leaks, pjesa më e madhe e atij fondi ishte paguar nga United Group i Abu Dhabit, që është sërish në pronësi të sheikut Mansour që ka në zotërim klubin.

Thënë ndryshe një sistem i mirëfillte mashtrimi, ndaj të cilit tanimë UEFA nuk mundet më vetëm të reagojë, duke marrë disa masa disiplinore si përjashtimi me vetëm një sezon nga meraktoja, sikundër është përfolur në mediat angleze. Ndaj nëse përjashtimi i “the citizens” do të jetë i menjëhershëm, skenari bëhet shumë pozitiv për Arsenalin dhe Manceshter United.

Ndërkohë, vetë klubi anglez ka reaguar pas publikimit të këtij lajmi, duke mohuar se skuadra rrezikon përjashtimin dhe duke theksuar se kanë qenë gjithmonë korrektë me respektimin e Fair Play-t Financiar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...