Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City shpërblen mesfushorin portugez, i rinovon kontratën për 6 vite

Pas fitores me goleadë në Ligën e Kampionëve përballë Schalke 04, Manchester City ka vendosur të shpërblejë me rinovim, mesfushorin portugez Bernardo Silva.

Kështu pasditen e sotme klubi anglez ka njoftuar se kontrata e re me mesfushorin Bernardo Silva do të zgjasë deri në vitin 2025, pra për 6 sezonet e ardhshme.

Mesfushori ka luajtur 40 ndeshje deri në këtë pikë të sezonit aktual me Manchester City-n dhe ka arritur të shënojë edhe 9 gola, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa janë përmirësuar edhe përfitimet e tij ekonomike në kontratën e re.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manchester City-t. Luaj për një klub ideal për të realizuar ambiciet e mia dhe jam i vlerësuar që mu ofrua zgjatja e kontratës”, tha portugezi.

Bernardo Silva iu bashkua Manchester City-t në verën e 2017-ës, pasi klubi anglez pagoi plot 50 milionë euro në arkat e Monacos.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...