Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester City triumfon me goleadë, Watford komplikon mbijetesën

Manchester City triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Watford, sfidë kjo e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit, ndërsa skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka shkuar në kuotën e 97 golave të realizuar këtë sezon.

Në stadiumin “Vicarage Road”, Manchester City e nisi vrullshëm ndeshjen dhe zgjidhi gjithçka me anë të sulmuesit Raheem Sterling, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë dhe e bëri më të lehtë vijimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe talenti Phil Foden, ashtu si edhe mbrojtësi bask Aymeric Laporte, të cilët vulosën suksesin e “citizens” me shifrat 0-4 në një transfertë që rezultoi më e lehtë nga sa pritej.

Sfidën e fundit Manchester City do të presë në “Etihad Stadium” skuadrën e Norwichit, që i ka mbyllur llogarit ëme Premier Leaguen dhe nëse arrin të dërgojë të paktën tre herë topin në rrjetë, do të prekë shifrën e 100 golave sezonalë në kampionat.

Nga ana tjetër Watford pëson humbjen e dytë radhazi dhe komplikon mbijetesën, pasi ndeshjen e fundit do ta luajë në transfertën londineze ndaj Arsenalit, ku mund të jetë e detyruar të fitojë për të qëndruar mes më të mirëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...