Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manchester City u ofron Bernardo Silvan gjigantëve spanjollë, synon ish-in e Milanit

Pas nënshkrimit me futbollistë të tillë si Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha, Robert Lewandowski dhe Jules Koundé, Barça vazhdon të punojë për të gjetur futbollistë që ngrenë nivelin e skuadrës së parë dhe një nga emrat në axhendën e drejtuesve të klubit katalan është Bernardo Silva, mesfushori i Manchester City.

Bernardo Silva (27 vjeç) shihet si alternativë për Frenkie de Jong, sigurisht nëse holandezi do të shitet, dhe informacionet e fundit tregojnë se Manchester City ia kishte ofruar portugezin Barçës dhe gjithashtu Realit të Madridit për të financuar nënshkrimin e një tjetër emri të rëndësishëm. Kështu e raporton gazeta “L’Équipe”, duke theksuar se Cityzens synojnë të arkëtojnë rreth 80 milionë euro nga shitja e kartonit të Bernardo Silvës për t’u hedhur më pas në sulm për brazilianin Lucas Paquetá.

Lucas Paquetá (24 vjeç) ka performuar në një nivel të lartë në radhët Lyonit sezonin e fundit dhe, pavarësisht moshës relativisht të re, është titullar i rregullt te “Seleçao”.

Për Paquetá-n kanë qenë të interesuar edhe skuadra si Arsenali apo Newcastle, por braziliani nuk duket se është i gatshëm të ndryshojë peizazh për të shkuar te një ekip që nuk luan në Champions League.

Javët e ardhshme do të jenë kyçe për përcaktimin e së ardhmes së Frenkie de Jong, të cilit Barça i ka kërkuar të ulë pagën për t’u përshtatur me shkallën e re të pagave të skuadrës, dhe nëse holandezi largohet, Barça do të kishte në dispozicion paratë për të marrë Bernardo Silvën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...