Manchester United dhe klubet tjera të rëndësishme evropiane do të kenë në dispozicion një kohë të kufizuar për të nënshkruar me Kim Min-Jae.
Trajneri i “Djajve të Kuq” u ka kërkuar drejtuesve afrimin e 26-vjeçarit për të përforcuar mbrojtjen, ku as Lindelof dhe as Maguire nuk po e bindin trajnerin holandez.
Lexo edhe:
- 20 gola në Champions, Mahrez bëhet i pesti afrikan që shkruan historinë
- “Një vendim të cilin e marr me zemër”, mbrojtësi tërhiqet nga kombëtarja
- FOTO/ “Loja nuk mbaron kurrë”, fanella e katërt e Milan më shumë se spektakolare!
- Arsenal i jep besim dhe vlerësim Xhakës, londinezët përpilojnë kontratën e re
Megjithatë, siç zbulohet nga “La Gazzetta dello Sport”, koreano-jugori, i cili mbërriti te Napoli këtë verë nga Fenerbahçe në këmbim të 18 milionë eurove, ka një klauzolë largimi prej 45 milionë eurosh.
Mirëpo kjo klauzolë do të jetë e aktivizuar për vetëm 15 ditë gjatë verës, më tej çmimin do t’ia vendosë klubi napolitan.
