Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Manchester United bie në Stamboll, Caicedo shpëton Lazion nga humbja

Manchester United prish serinë e fitoreve në Champions League me humbjen 2-1 në fushën e Basaksehirit, në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe. Të gjithë golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e parë. Turqit e zhbllokuan takimin që në minutën e 13-të me Demba Ba, çuditërisht i lënë i vetëm nga mbrojtja e United, brenda gjysmëfushës së vendasve. Një top i gjatë i dhënë nga mbrojtja shërbeu si asist për sulmuesin afrikan, që përballë Henderson nuk gaboi.

Në minutën e 40-të sërish gafë e pafalshme e mbrojtjes së “Djajve të Kuq”, me Viscan që nuk fali me një goditje të fortë brenda zonës, pas një kundërsulmi të shpejtë. Vetëm tri minuta më vonë, Anthony Martial shkurtoi diferencën në 2-1, pas krosimit të Shaw, por asgjë më shumë, pasi në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati.

Lazio shmang humbjen në transfertë me Zenitin e Shën Petërsburgut falë Caicedos, që realizoi në minutën e 82-të golin e 1-1. Më herët për rusët kishte shënuar Erokhin, në fundin e pjesës së parë. Caicedo erdhi nga stoli në vend të Vedat Muriqit, që e nisi titullar dhe qëndroi në fushë për 59 minuta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...