Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United “blindon” Fernandes, zgjasin kontratën deri në këtë vit

Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leicester City, duke bërë një hap pas sa i përket garës për zonën Champions në javën e 31-të të Premier League.

Gjithsesi, kjo ecuri nuk ka ndikuar te portugezi Bruno Fernandes, i cili ka rinovuar kontratën e tij aktuale deri në vitin 2026 me Manchester United.

27-vjeçari beson te projekti i klubit dhe pavarësisht vështirësive të këtij sezoni, Bruno do të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa pas rinovimit, mesfushori është shprehur shumë i lumtur.

“E kam theksuar edhe më parë, unë jam rritur duke parë këtë skuadër dhe duke ëndërruar që një ditë të luaj për Manchester United. Tani kjo ëndërr është realitet prej disa sezonesh dhe këtu jam shumë i lumtur, na presin gjëra të bukura. Për mua është nder që të luaj për Manchester United” – u shpreh portugezi.

Ishi i Sportingut është pjesë e United nga sezoni 2019-2020, me një CV të pasur, 118 ndeshje me “Djajtë e Kuq” dhe 49 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa Bruno ishte protagonist edhe në kualifikimin e përfaqësues portugeze në Katar2022.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...