Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United – Chelsea, përplasja për Danny Rose

Manchester United nuk i ndahet Danny Rose. Gjatë merkatos që lamë pas emri i mbrojtësit të Tottenhamit ishte një ndër më të kërkuarit nga tekniku portugez Jose Mourinho. Bisedimet ishin konkrete, por palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët. Sidoqoftë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk janë dorëzuar, pasi ashtu edhe sic raportojnë mediat britanike, gjatë merkatos dimërore United do të hidhet sërish në sulm për të siguruar shërbimet e 27-vjecarit. Arritja e marrëveshjes nuk duket edhe aq e thjeshtë pasi në ndjekje të Rose është edhe Chelsea. Diferencën pritet ta bëjë cmimi i ofruar nga secili klub për futbollistin në fjalë, por nuk mund të anashkalohet edhe dëshira e Rose.

Në janar Chelsea dhe Manchester United do të jenë përballë njëri-tjetrit në një tjetër betejë të ashpër, por jashtë fushës së blertë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...