Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United e nis me blof, Crystal Palace e turpëron në “Old Trafford”

Manchester United e nis me blof sezonin në Premier Legaue. “Djajtë e Kuq” u turpëruan 1-3 në “Old Trafford” nga Crystal Palace në sfidën e vlefshme për javën e dytë, duke hedhur dyshime të forta për forcën që do të ketë skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer në garën për titullin kampion përballë Liverpoolit, City-t, Chelsea-t dhe Arsenalit.

E vetmja notë pozitive për United ishte debutimi me gol i holandezit Donny van de Beek, i cili u hodh në fushë në minutën e 67-të në vend të Pogbasë dhe pas vetëm 13 minutave në fushë tundi rrjetën.

Futbollistët miq, të drejtuar nga një ekspert si Roy Hodgson, i befasuan “Djajtë e Kuq” që në minutën e 7-të me golin e Townsend. Reagimi i futbollistëve të United nuk ishte i mjaftueshëm për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Në minutë minutën e 72-të Ayew humbi një 11-metërsh për Crystal Palace, por vendësit nuk e kthyen në avantazh psikologjik këtë episod, përkundrazi vetëm pak minuta më pas u ndëshkuan nga një ish si Zaha, që këtë radhë e ktheu në gol penalltinë e dytë të fituar nga miqtë.

Goli i holandezit van de Beek dha përshtypjen e rremë se Manchester United mund të bënte përmbysjen e madhe por nuk ndodhi kështu, sepse Zaha gjeti golin e dytë personal, atë të rezultatit përfundimtar 1-3 në minutën e 85-të.

Probleme të mëdha për Manchester United si në mbrojtje dhe në sulm. Solskjaer duhet të ndërhyjë menjëherë, ndryshe do të ketë surpriza të tjerë të pakëndshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...