Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manchester United gati të thyejë rekordin për blerjen me të shtrenjtë në Premier League

Manchester United është në proces rindërtimi dhe shumë i vëmendshëm ndaj mundësive që i paraqiten në merkato. Siç raporton “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Napolit, Osimhen, për të cilin janë të gatshëm ta bëjnë blerjen më të shtrenjtë në histori (në Premier League) .

Kjo gazetë siguron se Manhester United po përgatit një ofertë për sulmuesin napolitan që do jetë mbi 120 milionë euro. Në rast se operacioni do të mbyllet me sukses, do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, duke tejkaluar 90 milionët që Juventusi pagoi për Higuain në verën e vitit 2016 dhe gati duke dyfishuar 64.5 milionët që PSG shpenzoi për Cavanin.

Osimhen është “ylli” i skuadrës kryesuese të Serisë A. Nigeriani ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje në elitën e futbollit italian këtë sezon me një mesatare një gol për 89 minuta.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...