Interesimi i Manchester United mbrojtësin kampion të Italisë nuk është një lajm i ri. Kontaktet e para nisën që gjatë Kupës së Botës.
“Djajtë e Kuq” duan të marrin me çdo kusht Kim Min-jae, “yllin” e Napolit, partnerin e Amir Rrahmanit në mbrojtje.
Klubi anglez po përpiqet të programojë negociatat për ta mbyllur marrëveshje brenda tridhjetë ditëve të ardhshme.
Në gjysmën e parë të qershorit, në fakt mund të aktivizohet klauzola e largimit për 50 deri në 60 milionë euro e vlefshme për transferimin jashtë Italisë.
Lexo edhe:
- “Kush dreqin je ti?”, si ia prishi “magjinë” tifozit napolitan Rrahmani
- VIDEO/ Kontroll i topit për 196 sekonda dhe 63 pasime, goli i Dimarcos për “Guinness”
- Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, mesfushori tundohet për një rikthim në Gjermani
- Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në një tjetër kontinent, në Francë e bëjnë fakt të kryer
Edhe një legjendë e futbollit të Koresë së Jugut, ish-futbollist i Manchester United për shtatë sezone, Park Ji-sung, ka folur me superlativa për Min-jae, duke e konsideruar atë gati për në Premier League.
