Drejtuesit e Manchester United janë të kënaqur me rendimentin e futbollistit belg, Marouane Fellaini, dhe për këtë arsye dëshirojnë t’i ofrojnë një kontratë të re. 29-vjecari, i cili është aktivizuar rregullisht nga Mourinho, ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm sidomos në mungesë të Paul Pogba-së.
Kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme, por shumë shpejt klubi anglez do t’i ofrojë një marrëveshje të re dyvjecare, me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër.
Nga një janari i ardhshëm Fellaini mund të nisë bisedimet me klube të tjera, por United nuk dëshiron që ta humbasë lojtarin. Gallatasaray por edhe ekipe të tjera kanë shfaqur me kohë interes për mesafushorin, që, nëse nuk arrin marrëveshjen për rinovimin brenda 2017-ës, me shumë mundësi do të largohet nga “Old Trafford”.
