Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United mbulon me “ar” David De Gean, spanjolli më i paguari

Mbyllet më në fund çështja “De Gea” te Manchester United. Portieri spanjoll ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”, duke firmosur marrëveshjen e re 5-vjeçare.

Mësohet se “gardiani” i “Djajve të Kuq” do të përfitojë plot 13.3 milionë paundë neto në sezon, duke u shndërruar lojtari më i paguar tek United, para francezit Paul Pogba.

Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit u jep fund zërave që e lidhin atë me një rikthim në Spanjë (Reali i Madridit).

Për portierin spanjoll, sipas raportimeve në shtyp, ka patur interesim edhe nga PSG dhe Juventusi, por ai ka këmbëngulur për qëndrimin në “Old Trafford”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...