Merkato

Manchester United ndjek talentin e Realit, Solskjaer pëlqen edhe “yllin” e Aston Villas

Martin Odegaard tërheq vëmendjen e Manchester United. Sipas “DailyMail”, “Djajtë e Kuq” kanë dërguar skautin e tyre kryesor, për ta parë norvegjezin në veprim në kampionatin spanjoll fundjavën e kaluar, para se të hidhen në sulm për blerjen e tij gjatë merkatos së verës.

21-vjeçari po shkëlqen në radhët e Real Sociedadit, ku është huazuar nga Real Madridi, që zotëron kartonin e tij. “Los Blancos” kanë mundësinë të zgjatin kohën e huazimit të Odegaardit te Sociedadi për një vit tjetër ose mund ta rikthejnë në fund të sezonit në Madrid.

Gazeta spanjolle “El Diario Vasco” pretendon se kreu i skautizmit global të United, Marcel Bout, ishte i pranishëm në “Anoeta” në fitoren 3-0 të Sociedadit ndaj Valencias të shtunën e kaluar.

Odegaard ka bërë përshtypje në këtë sezon, teksa ka shënuar shtatë gola në 25 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën baske, e cila renditet e gjashta në La Liga.

Odegaard u vlerësua si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në vitin 2015, kur u ble nga Reali (u aktivizua vetëm në një takim me “Los Blancos”), por përgjatë këtyre viteve ai është huazuar në Holandë te Heerenveeni dhe Vitesse e së fundmi te Real Sociadadi në La Liga.

Manchester United është në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese, me Jack Grealish, talentin e Aston Villas, që mbetet, gjithsesi, objektivi i preferuar i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Për të siguruar shërbimet sportive të 24-vjerçarit anglez, “Djajtë e Kuq” do të jenë të detyruar të shpenzojnë 45 milionë stërlina, shumë kjo e vendosur si klauzolë largimi në kontratën që sulmuesi anësor ka me skuadrën nga Birminghami.

Odegaard, ndërkohë, thuhet se ka një klauzolë largimi prej më shumë se 300 milionë stërlinash në kontratën e tij me Realin, megjithëse gjigantët spanjollë ka të ngjarë të pranojnë një tarifë shumë më të ulët.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency