Manchester United duket se është në një kolaps të vërtetë, qoftë në rezultate, por edhe në situatën brenda në klub, siç është marrëdhënia e tensionuar mes trajnerit Ten Hag dhe sulmuesit Jadon Sancho apo rasti i Antony që ka probleme me drejtësinë.
Së fundmi “Djajtë e Kuq” u mundën nga Brighton në kampionat, gjë që shkaktoi protesta në radhët e tifozëve.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Pas ndeshjes, mesfushori Christian Eriksen analizoi me hidhërim situatën dhe u përpoq të shpjegonte arsyet e vështirësive të skuadrës.
“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer”-tha ai për mediet britanike.
Më tej lojtari danez shtoi se skuadrës së tyre u duhet pak fat që të kalojnë momentin ku ndodhen.
“Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”-deklaroi Eriksen.
