Merkato

Manchester United nuk heq dorë nga Lucas Hernandez

Manchester United pritet të bëjë një tjetër ofertë në muajin janar për mbrojtësin francez të Atletico Madridit, Lucas Hernandez. Sipas mediave spanjolle, “Djajtë e Kuq” në verë ofruan 80 milionë euro për Hernandez, aq sa është edhe klauzola e tij, por oferta u refuzua nga vetë francezi, i cili nuk dëshironte të largohej. Sipas të njëjtave burime, anglezët po përgatisin një ofertë më të mirë për mbrojtësin, duke i ofruar atij një pagë shumë më të lartë, në mënyrë që ta bindin për tu transferuar në “Old Trafford”.

To Top