Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United nxjerr në shitje “të padëshiruarit” për të sponsorizuar blerjet e reja

Nuk është më sekret që Manchester United kërkon të ndryshojë diçka në skuadër për tu rikthyer në rrugën e sukseseve. Ekipi aktual nuk ka lënë shije të mirë tek tifozët me shifrat që janë kokëforte duke treguar se në skuadër është momenti për të bërë ndryshime.

Përpara se bota të pushtohej nga pandemia e koronavirusit, tek “djajtë e kuq” flitej vetëm për merkato me emra të shumtë që lidheshin për një transferim drejt “Old Trafford”. Situata ka ndryshuar kryekëput, pasi financat nuk janë më të sigurta edhe për një klub si United, që duhet të mendohet disa herë përpara se të lëvizë në merkato.

Pas deklaratës së shefit ekzekutiv Ed Woodward se nuk do të ketë transferta të çmendura, në pjesën e kuqe të Manchesterit po mendojnë strategjinë që duhet ndjekur. Kështu nga Anglia bëhet e ditur se klubi ka nxjerrë në shitje Paul Pogba dhe Jesse Lingard në mënyrë që të plotësojë shumën e duhur për të tentuar transferimin e Jadon Sancho nga Borusia e Dortmund.

Formacioni i Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë urgjente për përforcime por së pari duhet siguruar buxheti i nevojshëm. Përveç talentit anglez që luan në Bundesligë një tjetër objektiv është edhe Jack Grealish i Aston Vilës dhe Harry Kane i Tottenham.

Përveç Pogba dhe Lingard gjithashtu po parashikohet edhe shitja përfundimtare e Chris Smalling, si dhe po testohet nëse ka oferta për Marcos Rojo dhe Andreas Pereira. Për momentin duket e pamundur pista për të tentuar transferimin e Matthijs de Ligt, vetëm në rast se Juventus mund ta përfshijë në tratativën me Pogba.

Ajo që rëndon situatën mbi zgjedhjet e Solskjaer është dhe afrimi i Bruno Fernandes në janar për shifrën e 47 milion paund, që konsiderohet si një shumë e madhe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...