Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Manchester United ofron 30 milionë për mbrojtësin, De Laurentiis një “jo” të prerë

Në shtëpinë e Napolit janë ende disa çështje për t’u zgjidhur. Nga njëra anë është rinovimi i Lorenzo Insignes, me sulmuesin e përfaqësueses së Italisë që ende nuk e ka hedhur të zezën mbi të bardhë, nga ana tjetër e ardhmja e mbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Nuk është mister që mbrojtësi senegalez ka dashur prej kohësh të ndryshojë ambient, por presidenti Aurelio De Laurentiis nuk është i gatshëm ta shesë nëse nuk i vjen oferta e përshtatshme.

Ditët e fundit, menaxheri i qendërmbrojtësit i ka paraqitur klubit një ofertë nga Manchester United e cila kap shifrën 30 milionë euro, sikurse informon “Gazzetta dello Sport”. Megjithatë, klubi anglez mësohet se ka marrë një “jo” të prerë nga presidenti napolitan.

Askush në Napoli nuk është i transferueshëm, por “malli” që shet De Laurentiis është shumë i shtrenjtë dhe ai nuk është i gatshëm të bëjë zbritje. Tani gjithçka do të varet nga “Djajtë e Kuq”, të cilët duhet të vendosin nëse do ta rritin ofertën deri në të paktën 50 milionë euro ose të vendosin bast për një mbrojtës të ri.

Në këtë rast, Luciano Spalletti do të duhet të punojë shumë për moralin e Koulibaly, i cili në vitin e fundit ka pasur një rënie të performancës në fushë për shkak të shpërqendrimit nga zërat e merkatos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...