Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Manchester United synon Pochettinon dhe përforcimin 50 milionësh

Manchester United vazhdon të kërkojë për një trajner cilësor, për të zëvendësuar gjermanin Rangnick, i cili erdhi në pankinën e “Djajve të Kuq” për ta mbajtur këtë pozicion deri në qershor. “Manchester Evening News” shpjegon se drejtuesit e United po përshpejtojnë për gjetjen e njeriut të përshtatshëm. Dy janë kandidatët kryesorë: Pochettino, i cili mund të largohet nga PSG (vendin e tij mund ta marrë Zidane) dhe Ten Hag, trajneri i Ajaxit.

Sa i përket merkatos së futbollistëve, United planifikon një transferim prej 50 milionë eurosh. John McGinn, mesfushori 27-vjeçar i Aston Villas, është në listën e dëshirave të “Djajve të Kuq”. Mediet britanike sqarojnë se United, me rekomandimin e Sir Alex Ferguson dhe Darren Fletcher, ia ka vënë syrin mesfushorit skocez, kartoni i të cilit vlerësohet në 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...