Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini arrin akordin me Italinë, por Zeniti bëhet pengesë

Duket se një prej çështjeve me të nxehta në futbollin italian ka marrë zgjidhjen e shumëpritur. Ajo mes Roberto Mancinit dhe përfaqësues italiane premton të jetë një aventure e re plot pasion e me fund të lumtur edhe pse si për të prishur magjinë e kësaj historie të re dashurie që po lind mungon ende drita jeshile e Zenitit, një detaj aspak banal, por variabël me peshë në këtë tratativë që mbetet ende për t’u mbyllur. Gjithsesi, lajmi i mirë është se Mancini dhe kombëtarja italine kanë gjetur akordin për gjithçka me ish teknikun e Interit që është i gatshëm të pranojë edhe një pagë më të ulët nga ajo aktuale për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare që parashikon një pagë prej dy milionë eurosh neto në vit. Për më tepër që tekniku do të ketë dorë të lirë na zjgedhjen e stafit bashkëpunues. Sidoqoftë duhet kujtuar se Roberto Mancini është ende i kontraktuar nga Zenit Shën Petersburg, me rusët që pas lajmit të bërë viral nuk po e fshehin irritimin e tyre. Nëse federata italiane e futbollit nuk e ka komunikuar ende zyrtarisht lajmin është pikërisht për të evituar krijimin e ndonjë çështjeje ligjore me skuadrën e Zenitit, Mancini synon që të shkëputet nga skuadra që drejton pikërisht një ditë pas përfundimit të kampionatit rus në 14 maj duke paraqitur dorëheqjen e tij. Gjithsesi, kjo mënyrë largimi e Mancinit ka krijuar jo pak acarim në Shën Petersburg. Në kontratën aktuale mes palëve nuk përfshihet asnjë klauzolë largimi, çka shton gjasat që trajneri italian ta gjejë veten të mbërthyer pas këtij klubi pa dëshirën e tij. Dy janë hipotezat, e para që federata italiane të bëjë rolin e ndërmjetëses duke iu përgjigjur klubit rus me një konmpensim për faktin se po i rrëmbën teknikun, ose e dyta asaj që i tremben në Coverciano që Zeniti të mos pranojë dorëheqjen e Mancinit duke e paraqitur çështjen pranë FIFA-s si një largim me prishje kontrate pa arsye, çka do të sillte pasoja të rënda finanacire për prishje të njëanshme të kontratës. Gjithsesi, të gjithë në Itali janë optimistë, me teknikun gjithashtu që  ka nisur projektimin e skuadrës së re ku sheh të integruar edhe Mario Ballotelin. 14 maji do të jetë dita e verdiktit.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...