Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini: Balotelli ka ende kohë, Chiesa më kujton të atin

Roberto Mancini debutoi në stolin e përfaqësueses së Italisë, me 3 ndeshje miqësore, ku fitoi, humbi dhe barazoi nga një. Përtej rezultateve, ajo që u vu re ishin fytyrat e shumta të grumbulluar në skuadër dhe një entuziazëm I lartë e dëshirë për të bërë mirë.

Do të jetë pikërisht Mario Balotelli, njëriu që do të udhëheqë projektin e Mancinit te Italia, një sulmues që u rikthye pikërisht nga tekniku nga Jesi dhe është gati të marrë përgjegjësi.

“Me Balotellin kam një raport shumë special, pasi e kam drejtuar në skuadra të ndryshme. Pavarësisht gabimeve që ka bërë, është vetëm 28 vjeç dhe besoj se është ende në kohë për të dhënë dhe marrë shumë nga futbolli. Më pëlqeu angazhimi I tij dhe dëshira për t’u bërë shembull për të rinjtë, gjatë këtyre ditëve të grumbullimit”, deklaroi Mancini.

Trajneri i ri i Italisë nuk i ka kursyer elozhet as për një nga futbollistët më premtues italianë, Frederico Chiesan, që gjithashtu ishte grumbulluar për miqësoret e maj-qershorit.

“Teksa shikoja Fredericon në fushë, kthehesha shumë vite pas në kohë. Ai ka të njëjtat lëvizje, driblime dhe stil loje me të atin e tij, Enricon. Këtë sezon nuk shënoi shumë, por pres që të shpërthejë nga momenti në moment, pasi I ka të gjitha mundësitë për at bërë këtë. Do të shndërrohet në një yll të madh”, tha Mancini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...