Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mancini: Duhet të shënojmë më shumë gola, të mposhtim Zvicrën

 

Italia vazhdon marshimin në kualifikueset e Kupën e Botës “Katar 2022”. Pas fitores së dytë radhazi, këtë herë ndaj Bullgarisë (2-0), të kaltrit kryesojnë grupin e tyre me pikë të plota (6), falë golaverazhit më të mirë se Zvicra. Dy fitore dhe zero gola të pësuar, trajneri Roberto Mancini sigurisht që ka mbetur i kënaqur.

“Ndeshjet janë të gjitha shumë të vështira, veçanërisht kundër ekipeve që mbrojnë në linjën më të ulët. Derisa të zhbllokohet rezultati, këto ndeshje janë të gjitha të komplikuara. Por ne krijuam disa raste shënimi dhe rrezikuam vetëm për gabimin tonë”.

Mancini e ka të qartë se në fund të kualifikueseve vendi i parë mund të përcaktohet edhe nga golaverazhi, kështu që është e rëndësishme që me skuadrat inferiore  të shënohen sa më shumë gola.

“Nuk duhet të mendojmë vetëm për menaxhimin e lojës, por edhe për numrin e golave që duhet të shënojmë. Mua më pëlqeu përpjekja për golin e tretë në fundin e sfidës. Në çdo rast, ekipet e tjera kombëtare nuk fitojnë 7 ose 8-0 në lojëra të këtij lloji. Diferenca e golave është e rëndësishme, por tani të shpresojmë që të mposhtim Zvicrën.”

Sfida e radhës për Italinë në Grupin C kualifikues është ajo me Lituaninë, në transfertë, më 31 mars.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...