Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Mancini: E vështirë para 70 mijë tifozëve, Hungaria s’do ta ketë me ngut golin

Italia po përgatitet për një ndeshje shumë të rëndësishme, atë kundër Hungarisë në Budapest, që do të përcaktojë fituesen e Grupit 3 të Ligës A në Nations League dhe rrjedhimisht kualifikimin në “Final Four”. Konferencën për shtypin para kësaj sfide, Roberto Mancini e nisi me mungesë me Ciro Immobiles.

“U përpoqëm ta kishim me vete, por këtë mëngjes vendosëm ta dërgonim në shtëpi. Marrja e këtij rreziku nuk ia vlente. Atij i erdhi keq sa neve, do të kishte qëndruar me kënaqësi.”

Për Hungarinë e ish-shokut të skuadrës, Marco Rossi:

“Marco po bën një punë të shkëlqyer, të luash atje nuk është kurrë e lehtë. Ne kemi 50% shanse dhe ata 50%, por mund të kalojnë edhe me një barazim. Është bukur të jesh këtu për të luajtur për kualifikimin.”

Si do të ndryshojë Italia në lidhje me ndeshjen e fituar në “San Siro” kundër Anglisë?

“Ne do të ndryshojmë diçka, të shohim se si do të jenë djemtë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të duhet të mbrohemi mirë, sepse Hungaria do të luajë në shtëpi para 70 000 shikuesve dhe nuk e kanë me ngut për të shënuar.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...