Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini gjen zgjidhjen për sulmin e Italisë, gati ftesa për Balotellin

balotelli
Balotelli

Titulli Kampion Europe është harruar shpejt për Italinë e Roberto Mancinit, që rrezikon të mbetet jashtë Botërorit Katar 2022 dhe në muajin mars do të luajë Play Off-in, fillimisht përballë Maqedonisë e në rast suksesi, ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

Sulmi është “thembra e Akilit” për Italinë, që do të duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Federico Chiesës dhe trajneri Mancini po shqyrton mundësinë e thirrjes së sulmuesit të Cagliarit, Joao Pedro, i cili përveç pasaportës braziliane, mban edhe atë italiane.

Megjithatë së fundi ka dalë në skenë sërish emri i Mario Balotellit, një sulmues i lancuar pikërisht nga Roberto Mancini te Interi dhe i promovuar jo pak nga tekniku aktual i kombëtares italiane.

Karriera e Balotellit ka pësuar një rënie të vazhdueshme dhe aktualisht sulmuesi luan në kampionatin turk, megjithatë Mancini është gati t’i japë një tjetër shans, pasi do ta grumbullojë për turin tre ditor në periudhën 26-28 janar, ku do të verifikojë gjendjen e futbollistëve, para ndeshjeve të marsit.

Vetë SuperMario ka kërkuar vazhdimisht një shans të dytë në përfaqësuese dhe duket se tani ka ardhur momenti që të tregojë veten, duke ndihmuar të kaltrit të marrin një biletë për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në glob, Botërorin e Katarit.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...