Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini i bashkohet fushatës së FSHF-së, thirrje për të ndjekur kursin e përgatitësit atletik

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të promovojë kursin për përgatitës atletik, që do të organizohet nga ky institucion në fillim të muajit dhjetor, ndërsa në fushatë janë përfshirë edhe shumë emra të njohur të futbollit kryesisht në Itali.

Kështu së fundi ka qenë trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili nëpërmjet një video-mesazhi ka nxitur të rinjtë të angazhohen në këtë kurs, duke folur edhe për rëndësinë e përgatitësit atletik në një skuadër futbolli.

Ja mesazhi i plotë i Roberto Mancinit:
Kjo video është për të nxitur djemtë shqiptarë që bëhen gati për të nisur kursin e përgatitësit atletik. Unë besoj se përgatitësi atletik sot është një figurë mjaft e rëndësishme për skuadrat e futbollit, sepse duke pasur shumë lojtarë në dispozicion ndonjëherë duhen më shumë se një përgatitës atletik për skuadër.

Në fakt, ne në kombëtaren e Italisë kemi 2-3, apo me raste edhe 4 përgatitës, pra janë shumë të rëndësishëm për trajnerin, janë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Të kesh ndihmën e përgatitësit atletik është diçka thelbësore, sepse përgatitësi arrin të kuptojë situatat dhe momentet ku duhet të punohet më shumë, ku duhet të punohet më pak, ku mund të ndihmohet trajneri.

Kështu që djem shqiptarë, ju sugjeroj ta frekuentoni kursin, sepse sigurisht që do t’ju ndihmojë të përmirësoheni, do t’ju shërbejë për të ndihmuar trajnerin tuaj dhe sigurisht do t’ju përmirësojë. Sepse frekuentimi i kurseve kaq të rëndësishme është një ndihmë e madhe për të ardhmen tuaj dhe për punën tuaj. Përqafime nga Roberto Mancini dhe mirupafshim!.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...