Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini: Jam i emocionuar, dua Itali argëtuese

Roberto Mancini do të debutojë nesër zyrtarisht në stolin e kombëtares italiane, në sfidën miqësore ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në St. Gallen të Zvicrës.

Ish trajneri i Interit, Manchester Cityt dhe së fundi Zenitit, u emërua në krye të Italisë vetëm pak ditë më parë, ndërsa nuk i fshehu emocionet që i ka dhuruar ky pozicion.

“Nesër do të jetë një sfidë shumë e veçantë për mua, e mbushur me emocione. Të stërvitësh kombëtaren, është gjithmonë një ëndërr dhe jam i lumtur që tashmë e bëra realitet” u shpreh Mancini.

Trajneri nga Jesi foli edhe për projektin që kërkon të injektojë te Italia, ndërsa konfirmoi besimin ndaj Donnarummës në portë.

“Është një fillim i ri. Dua që të gjithë të shfaqin entuziazëm, dëshirë për të luajtur dhe gatishmëri për t’u sakrifikuar e argëtuar në fushën e lojës. Nesër do të luajë Donnarumma në portë, ndërsa për Balotellin kam ende dyshime. Do të doja ta aktivizoja në Nice kundër Francës, pasi atje ka shumë tifozë të tij”, deklaroi Mancini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...